Merr fund gara presidenciale e çiklizmit në Turqi

Në Garën e 51-të Presidenciale të Çiklizmit në Turqi sportistët për 8 ditë me radhë kanë përshkruar 1.258 kilometra

Merr fund gara presidenciale e çiklizmit në Turqi

Në Garën e 51-të Presidenciale të Çiklizmit në Turqi (TUR 2015) e cila u fitua nga sportisti kroat, Kristijan Durasek i ekipit Lampre-Merida, sportistët për 8 ditë me radhë kanë përshkruar 1 mijë e 258 kilometra.

Me etapën e 8-të përfundoi edhe TUR 2015 e cila nisi më 26 prill në Alanja të Turqisë. Çiklistët në 8 ditë kanë përshkruar një distancë prej 1 mijë e 258 kilometra duke filluar nga Alanja, Antalja, Kemer, Elmalı, Fet'hije, Marmaris, Muğla, Pamukkale, Denizli, Selçuk, Izmir dhe Stamboll.

Sportistët në çdo vend që ata kanë kaluar janë ndjekur me interes nga turistët dhe banorët e zonave. Në këtë turne morën pjesë 165 sportistë nga 21 ekipe dhe plotësuan 145 gara, ku dhe fituesi i kësaj gare është çiklisti kroat, Durasek.

- Është ndjekur nga 190 vende-

Ky organizim i cili ofron një kontribut të madh për promovimin e Turqisë është shpërndarë me një gamë të gjerë të rrjeteve të transmetimit në botë. Gara gjithashtu është ndjekur nga 50 gazetarë të huaj dhe mbi 200 anëtarë të shtypit vendas.

Në garën Alanja-Stamboll ka patur një numër shoqëruesish prej 1 mijë e 300 personash, ku së bashku me personat që kanë qenë me detyrë në etapa numri arrin në 7 mijë persona.

- Lider pa fituar asnjë etapë-

Sportisti kroat, Kristijan Durasek i ekipit Lampre-Merida edhe pse nuk fitoi asnjë etapë në garën TUR 2015 ai arriti të zërë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm.

Durasek i cili përfundoi i 2-ti ngjitjen e vështirë në Elmali dhe i cili rriti diferencën kohore në sprinter, arriti ta ruajë këtë avantazh deri në fund të garës dhe me një kohë prej 31 orë e 6 minuta e 44 sekondash arriti të marrë "fanellën Blu"

Mark Cavendish ka qenë fituesi i 3 etapave në këtë garë, ndërsa Davide Rebellin, Andre Greipel, Sacha Modolo, Pello Bilbao Lopez dhe Luis Mas Bonet kanë fituar vetëm nga një etapë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme