Azerbajxhani gati për Lojërat e Para të Evropës

Azerbajxhani që mirëpret Lojërat e para Evropiane, që do të organizohen nga 12 – 28 qershor në Baku, ka përfunduar përgatitjet teknike dhe ka ndërtuar komplekse gjigande të olimpiadës.

Azerbajxhani gati për Lojërat e Para të Evropës

Kryeqyteti është rinovuar dhe tashmë është gati të mirëpresë sportistët. Ndërsa pishtari i olimpiadës u nis nga Bakuja.

Azerbajxhani i dha një rëndësi të madhe promovimit dhe i bëri thirrje Evropës për tu bashkuar në shpirtin e unitetit, paqes dhe konkurrencës sportive.

Përgatitjet për këtë organizim gjigand filluan muaj më parë, Për këtë organizim dhe promovim u bë marrëveshje me ekipin që përgatiti Olimpiadën e Londrës, ndërsa për ceremoninë e çeljes dhe mbylljes së olimpiadës u bë marrëveshje me koreografin e Olimpiadës së Athinës.

Çdo gjë u studiua në detajin më të vogël. Qëllimi është që të dilet me sukses nga ky organizim gjigand i Evropës dhe të kurorëzohet suksesi si në Garën e Eurovizionit në vitin 2012.

Një qëllim tjetër është që të mbizotërojë vëllazëria sportive dhe ti tregohet tërë botës Azerbajxhani i ri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme