Manchester United do të mbajë me çdo kusht portierin De Gea

Udhëheqësit e klubit të Manchester Unitedit kërkojnë ta mbajnë me cdo kusht në skuadër portierin David De Gea.

Manchester United do të mbajë me çdo kusht portierin De Gea

‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë gati një ofertë të majme për lojtarin e përfaqësueses se Spanjës, i cili po kërkohet nga Real Madridi.

Sipas gazetës britanike Daily Star, United i ka ofruar De Geas një pagë prej 280 mijë euro ne jave.

De Gea ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2016, por deri tani nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e saj.

Ndersa Real Madridi po bën përpjekje që ish- portierin e Atleticos ta transferoje në Stantiago Bernabeu, pasi De Gea shihet si pasardhës i Iker Casillasit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme