Konya – Vazhdojnë Lojërat Sportive për Fëmijë "Rumi"

Në qytetin Konya të Turqisë mbahen lojërat e 5-ta Ndërkombëtare Sportive për fëmijë “Rumi” me pjesëmarrjen e 850 fëmijëve nga 23 vende.

Konya – Vazhdojnë Lojërat Sportive për Fëmijë "Rumi"

850 fëmijë me gjuhë dhe besime të ndryshme nga 23 vende, duke filluar nga Rusia e deri në Iran, janë takuar në aktivitetin ndërkombëtar të Lojërave për fëmijë “Rumi” që zhvillohet në Konja, qyteti ku gjendet edhe tyrbja e Mevlana Xhelaladin Rumiut.

Në ceremoninë e hapjes së lojërave të pesta fëmijët përshëndetën shikuesit me flamujt që përfaqësonin vendet e tyre.

Shikuesit ndoqën me kënaqësi demonstrimet dhe ekipit kombëtar të Turqisë për Karate dhe Taekwondo.

Garat do të zhvillohen në 10 disiplina të ndryshme si shah, çiklizëm, gjimnastikë, atletizëm, not etj.

Aktiviteti 4-ditor përfundon ditën e enjte, Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve 23 Prill.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme