"La Stampa": UEFA ka bërë gabim në ndeshjen Serbi-Shqipëri

E përditshmja italiane “La Stampa” ka botuar një artikull për takimin e ndërprerë mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke e quajtur si ndeshjen e turpit evropian

238577
"La Stampa": UEFA ka bërë gabim në ndeshjen Serbi-Shqipëri

E përditshmja italiane “La Stampa” ka botuar një artikull për takimin e ndërprerë mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke e quajtur si ndeshjen e turpit evropian.

Autori Francesco Manassero kujton se takimi kualifikues i Euro 2016 nuk përfundoi për shkak të trazirave të rënda në stadiumin e Beogradit dhe tani është radha e CAS-it të gjykojë ankimet për dënimet e marra nga komisionet e UEFA-s.

Në shkrimin e “La Stampa” kujtohet se edhe para se droni të fluturonte mbi stadium mbizotëronte një atmosferë e publiku ishte jashtë kontrollit. Gabimi, sipas Francesco Manasseros, qëndron te UEFA që lejoi të luhej një takim i tillë pas konflikteve duke anashkaluar faktin se ishte një ndeshje e një niveli të lartë rrezikshmërie.

Pamjet filmike dokumentojnë qartë sipas “La Stampa”, se përfaqësuesja shqiptare e drejtuar nga Gianni De Biasi, po luante një ambient aspak miqësor dhe për këtë u gjykua faktor, duke e dënuar me humbje në tavolinë, pasi braktisi fushën për shkak se pjesa më e madhe e lojtarëve ishin keqtrajtuar, sulmuar dhe fyer.

UEFA lejoi të luhej ky takim edhe pse nuk vendos përballë Rusinë me Ukrainën apo dhe Spanjën dhe Gjibraltarin. Ky është një autogol i UEFA-s, theksohet në artikullin e gazetës italiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme