Basketbollisti turk heroi i fitores ndaj Sacramento Kings

Hidayet Turkoglu, një nga basketbollistët më të talentuar të Turqisë, sot mbushi 36 vjeç.

Basketbollisti turk heroi i fitores ndaj Sacramento Kings

Basketbollisti turk që ka veshur 269 herë fanellën e skuadrës kombëtare, ka zënë vend edhe në ekipin që ditoi Kampionatin Evropian në vitin 2001 dhe Kampionatin Botëror të FIBA-s në vitin 2010.

Ai është një nga basketbollistët e rrallë dhe duke pasur edhe avantazhin e gjatësisë, me përjashtim të numrit 5, njihet për performancën tepër të mirë në të gjitha pozicionet e lojës.

Nga ana tjetër, Hidayet Turkoglu që e vazhdon karrierën e tij aktive në Los Angeles Clippers, ka nënshkruar një performancë të karrierës së tij të zjarrtë.

Në ndeshjen e fituar kundër Sacramento Kings me rezultatin 116-105, basketbollisti turk luajti një rok kyç me 5 tre pikësh dhe 2 dypikësh, 19 në total si dhe 2 ribaunde dhe 2 asiste. Në këtë mënyrë dha sinjalin se mund të luaj më gjatë në ndeshje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme