Dick Advocaat trajner i ri i Sunderlandit

Sunderland informacionin për angazhimin e trajnerit holandez e ka publikuar për më pak se 24 orë pas largimit të Gus Poyet.

Dick Advocaat trajner i ri i Sunderlandit

Klubi i Premier Ligës angleze Sunderland ka angazhuar ekspertin holandez Dick Advocaat deri në fund të sezonit, me një detyrë, që të sigurojë mbijetesën në elitë.

Sunderland informacionin për angazhimin e trajnerit holandez e ka publikuar për më pak se 24 orë pas largimit të Gus Poyet, trajnerit në 17 muajt e kaluar, i cili klubin futbollistik e ka çuar në vetëm një pikë nga zona ku luftohet për mbijetesë.

"Sunderland është një klub i madh dhe i gëzohem kësaj sfide", ka thënë 67-vjeçari Advocaat dhe shtoi se ekipi duhet të koncentrohet në duelin e së shtunës ku do të luajë me West Hamin.

Advocaat kishte mbetur pa angazhim pasi që është larguar nga kombëtarja e Serbisë vitin e kaluar.

Asnjëherë në karrierën e tij të gjatë tre dekada nuk ka udhëhequr asnjë klub anglez, por i kaloi katër vite në Glasgow Rangers, nga viti 1998 deri në vitin 2002, me të cilët fitoi titullin e kampionit skocez dhe dy kupa.

Advocaat ka fituar edhe titujt e kampionit në Holandë me PSV-në dhe në Rusi me Zenit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme