Ariedo Braida: Largimi i Messit nga Barcelona do të ishte gabim

Drejtori sportiv i klubit të Barcelonës, Ariedo Braida, ka deklaruar se do të ishte gabim nëse Lionel Messi do të largohej nga Barcelona, pasi aty e duan të gjithë.

Ariedo Braida: Largimi i Messit nga Barcelona do të ishte gabim

Kohët e fundit është folur shumë se Messi mund të largohet nga Barcelona për të filluar një aventurë të re, por drejtuesi italian i ekipit katalonas beson se ky do të ishte një gabim.

"Messi është lojtar shumë i fortë dhe ikonë e futbollit botëror. Ai shet shumë fanella nëpër botë, është i jashtëzakonshëm. Messin e duan të gjithë në Barcelonë dhe do të ishte gabim nëse do të ndërronte skuadër", tha Ariedo Braida për "Radio Anch’io Sport".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme