Platini: Kosova do të pranohet brenda një viti

Por, kur do të pranohet FFK në UEFA? “Ndoshta në 2016”, u shpreh Platini për mediat kosovare.

Platini: Kosova do të pranohet brenda një viti

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka konfirmuar pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës më së shumti vitin tjetër.

Platini gjatë takimit që pati me Fadil Vokrrin (presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës) sot, theksoi se po vjen pranimi i Kosovës në UEFA. “Do të ndodhë, do të ndodhë”, u shpreh Platini, duke shtuar më tej se “rreth aplikacionit ju e dini që është një proces që ka filluar një kohë të gjatë. Nuk ka aspekte vetëm politike, por ka aspekte rregullative, ka statute. Do të shohim se si do të ecë procesi, pasi ka rregulla dhe statute”, deklaroi Platini.

Por, kur do të pranohet FFK në UEFA? “Ndoshta në 2016”, u shpreh Platini për mediat kosovare.

E ai që ka kontribuar në këtë proces më shumë është presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili deklaroi se do të vazhdojë punën deri të arritja finale e njohjes së FFK-së nga UEFA.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme