Shaqiri një ditë do të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës

Mesfushori me prejardhje nga Zhegra nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, kur kjo e fundit të pranohet në UEFA dhe FIFA.

Shaqiri një ditë do të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës

Xherdan Shaqiri, aktualisht është njëri nga futbollistët kryesore të përfaqësueses së Zvicrës. Por, lojtari i Interit mund ta braktisë ekipin aktual për Kosovën.

Mesfushori me prejardhje nga Zhegra nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, kur kjo e fundit të pranohet në UEFA dhe FIFA.

“Ndryshimi (ta lë Zvicrën për Kosovën) është i mundur, por tani nuk është momenti i duhur për ta menduar dhe nuk ka ndonjë vendim përfundimtar”, ka deklaruar Shaqiri.

“Unë shpresoj se përfaqësuesja e Kosovës do të njihet nga FIFA, por në të njëjtën kohë unë jam tek ekipi i Zvicrës, ku jam i lumtur. Por, mund te flasim vetëm për tani”, ka theksuar ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme