FFK vazhdon lobimin për në UEFA, Vokrri takim me Platinin

Një Delegacion i Federatës së Futbollit të Kosovës me në krye presidentin Fadil Vokrri, do të takohet me 9 mars me presidentin e UEFA-së, Michel Platini.

252001
FFK vazhdon lobimin për në UEFA, Vokrri takim me Platinin

Gazeta Express bën te ditur se “pas shumë takimeve të mëparshme me zyrtarë të lartë të UEFA-s, palët kane rënë dakord që të vazhdohet me takime të nivelit të lartë, në mënyrë që të përgatitet FFK-ja për anëtarësim në UEFA, përkatësisht për përgatitjen për aplikim dhe tejkalimin e pengesave ligjore dhe statuore për pranim të FFK-së në këtë institucion”, theksohet në njoftimin e FFK-se.

Në këtë takim do të bisedohet nder te tjera se si të ndihmohet FFK-ja që të jetë sa më e përgatitur për anëtarësim në UEFA.

Vokrri dhe Platini janë takuar disa here, por asnjëherë zyrtarisht.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme