Mourinho; Nuk e mendoj dot Messin në skuadër tjetër

Pas spekulimesh të shumta përgjatë gjithë sezonin në lidhje me largimin e Messit, Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, ka thënë se nuk e mendon dot Lionel Messin me një fanellë ndryshe nga ajo e Barcelonës.

Mourinho; Nuk e mendoj dot Messin në skuadër tjetër

Gjatë këtij sezoni është spekuluar se ylli argjentinas do të largohet nga Camp Nou në verën e këtij viti. Por, tekniku portugez nuk beson se Messi do të largohet nga Barcelona.

“Jam shume i bindur se Messi do të jetë përgjithmonë në Barcelonë, edhe pse mund të gabohem. Askush nuk mund ta parashikoje të ardhmen”, ka deklaruar Mourinho per mediat italiane.

“Nuk mund ta imagjinoj Barcelonën duke ia hapur dyert Messit. Nuk mund ta mendoj atë me një fanellë tjetër”, u shpreh ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme