Historiku i çiklizmit në Shqipëri

Tradita çiklistike në Shqipëri është e hershme dhe ka një historik të saj.

Historiku i çiklizmit në Shqipëri

Tradita çiklistike në Shqipëri është e hershme dhe ka një historik të saj.

Turi çiklistik i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi prej 1300 km, ky ishte aktiviteti i parë zyrtar i asaj kohe.

Turi Çiklistik i Shqipërisë për nga vjetërsia e tij renditet i treti në Evropë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.

Turi i parë çiklistik i Shqipërisë ishte me itinerar: Shkodër – Durrës, Durrës – Fier, Fier – Vlorë, Vlorë – Tepelenë, Tepelenë – Gjirokastër, Gjirokastër – kalohet kufiri me Greqinë në Kakavijë; ndalim tek Ura e Peratit, Ura e Peratit – Leskovik, Leskovik – Korçë, në Korçë një ditë pushim, Korçë – Qukës, Ura e Haxhi Beqarit – Elbasan, Elbasan – Peqin, Peqin – Kavajë, Kavajë – Tiranë.

Në çdo qytet, rezervohej një pritje madhështore, çdo bashki dhe prefekturë siguronte fjetjen, ushqimin, shërbimin mjekësor, duke krijuar një ambient sportiv. U bë zakon që tre sportistët e parë merrnin dhurata të posaçme.

Në ditën e fundit Ministri i Brendshëm Ceno Beg Kryeziu dha një pritje ku ishin edhe senatori Halit Rroji dhe Drejtori i Përgjithshëm Pertef Pogoni.

Sipas vendit të parë, të dytë dhe të tretë; Jonuz Gjylbegut ju dhuruan 50 napolona, Ali Haverikut 25 napolona.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme