Liga e Kampioneve - Reali mposht Schalken, Basel-Porto në barazim

Në mbrëmjen e dytë të 1/8-ve Ligës së Kampioneve, Ronaldo me shokë ka fituar me rezultatin 2-0 në Gjermani përballë Schalke 04-ës, ndërsa takimi mes Baselit dhe Portos ka përfunduar me rezultatin 1-1.

Liga e Kampioneve - Reali mposht Schalken, Basel-Porto në barazim

Cristiano Ronaldo çeli rrugën e fitores për djemtë e Carlo Ançelotit në "Veltins Arena".

Portugezi i Real Madridit shënojë në minutën e 26-të, kur devijoi topin me kokë, duke e dërguar në rrjetën e portës së mbrojtur nga Welleunreuther.

Në pjesën e dytë të lojës rezultati u dyfishuar në minutën e 79-të, kur Marcelo, i shërbyer nga Ronaldo, shënoi dhe mbylli praktikisht përballjen me Schalke 04.

Kurse në ndeshjen e luajtur në Basel, kuqeblutë nuk arritën të administronin avantazhin e krijuar që në minutën e 11-të nga Gonzalez. Bardheblutë edhe pse vuajtën fillimisht, në pjesën e dytë rritën lojën e tyre pas minutës së 70-të, duke fituar 8 minuta më vonë dhe një 11-metërsh të kthyer në gol nga Danilo. Zvicerianët pas pësimit të golit tentuan sërish të rigjenin avantazhin, por skuadra mike rrezistoi mjaft mirë deri kur gjyqtari fishkëlleu fundin e sfidës.

Programi i 1/8-ve të finaleve në Ligën e Kampioneve:

E martë (17 shkurt):

PSG - Chelsea 1-1
Shaktar Donetsk - Bayern Munich 0-0

E mërkurë (18 shkurt):

Basel - Porto 1-1
Schalke - Real Madrid 0-2

Dt. 24.02.2015

Juventus - Dortmund
Arsenal - Monaco

Dt. 25.02.2015

Manchester City - Barcelona
Leverkusen - Atletico Madrid


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme