Mancini synon pjesëmarrjen e Interit në Ligën e Kampioneve

Trajneri italian, Roberto Mancini, synon që me Interin të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, ndersa sezonin e ardhshëm objektiv ka titullin e kampionit në Serie A.

Mancini synon pjesëmarrjen e Interit në Ligën e Kampioneve

Mancini ende nuk po arrin ta "rimëkëmbë" Interin. Por tekniku italian nuk ka ndërmend të heq dorë nga objektivi kryesor i skuadrës, që është kualifikimi në Ligën e Kampioneve.

Ndërsa për sezonin e ardhshëm, ish-trajneri i Manchester City dhe Galatasaray, ka synime edhe më të mëdha. "Unë nuk jam magjistar. Na mungon diçka dhe për këtë duhet pak kohë. Gjithsesi, unë besoj se sezonin e ardhshëm do të luajmë në Ligën e Kampionëve", ka deklaruar Mancini.

"Interi duhet të kthehet në garë për titullin kampion në Serie A sezonin e ardhshëm, por ky objektiv varet shumë nga ajo, që do të arrijmë në sezonin aktual”, ka theksuarai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme