Shaqiri pritet të luajë sot ndaj Empolit

Trajneri Roberto Mancini ka paralajmëruar se Xherdan Shaqiri do të debutojë për Interin në ndeshjen ndaj Empolit.

Shaqiri pritet të luajë sot ndaj Empolit

Ylli kosovar pritet të debutoje në fanellën e skuadrës së re, Interit, në ndeshje ndaj Empolit, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 18:00. Këtë e ka paralajmëruar edhe trajneri i neroazzurrëve, Roberto Mancini.

“Ai eshte stërvitur mirë gjatë gjithe javës, por nuk mund të luajë tërë ndeshjen”, tha Mancini, duke treguar në mënyrë indirekte se ish-lojtari i Bayernit do të luaje disa minuta për Interin në këtë ndeshje.

Shaqiri, javën e kaluar u transferua nga Bayern Munich te Interi, me të cilin nënshkroi kontratë deri në vitin 2019. Ai ishte në pankine ndaj Genoas, por nuk luajti asnjë minutë. 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme