Futboll - Ronaldo fiton për të tretën herë "Topin e Artë"

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo fitoi mbrëmjen e hënës për të tretë "Topin e Artë", çmimi më i lartë individual në futboll, duke lënë pas sulmuesin argjentinas, Lionel Messi dhe portierin gjerman, Manuel Neuer, njoftoi FIFA.

Futboll - Ronaldo fiton për të tretën herë "Topin e Artë"

Ronaldo, i cili e ka marrë këtë çmim edhe në vitet 2008 dhe 2013, u barazua me Johan Cruyff (1971, 1973, 1974), Michel Platini (1983, 1984, 1985) dhe Marco Van Basten (1988, 1989, 1992).

CR7-a, që është epiteti i tij, është një makinë e vërtetë golash.

Me 17 golat e tij, ai ishte artizani i të famshmes "decima" (e dhjeta – shën. përkth.), thënë ndryshe titulli i 10-të i fituar nga Real Madridi në Ligën e Kampioneve.

Edhe pse me ekipin e tij kombëtar, Portugalinë, Ronaldo nuk arriti asgjë në Brazil 2014, votuesit i dhanë çmimin "Topi i Artë" për faktin se gjatë vitit 2014, në 60 ndeshje ai ka shënuar 61 gola.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme