Futbolli turk bën revolucion për lojtarët e huaj

Federata Turke e Futbollit (FTF) ka publikuar rregullat e reja në lidhje me numrin e lojtarëve të huaj në klubet turke, të cilat do të hyjnë në fuqi duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Futbolli turk bën revolucion për lojtarët e huaj

Demiroren ka thënë se kjo është një nga hapat më të mëdha kur janë në pyetje ndryshimet të nisura nga Federata dhe shtoi se në këtë mënyrë do t'ju ofrohet mundësia talenteve të rinj. "Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur për të ndryshuar rregullat rreth lojtarëve të huaj. Qëllimi i vërtetë i këtij ndryshimi është të hiqen kufijtë për lojtarët e huaj, përkatësisht të inkurajojmë lojtarët vendas. Prandaj, këtë ndryshim nuk e quajmë 'rregulli për të huajt', por 'rregulli i lojtarëve vendas'", ka thënë ai.

Ai kujtoi se këto rregullat do të hyjnë në fuqi nga sezoni i ardhshëm. "Gjendja në klube në aspektin lojtarëve të huaj dhe vendas do të jetë gjysmë-gjysmë. Në mesin e 14 futbollistëve vendas, dy do të jenë nga klubi i të rinjve dhe katër lojtarë që janë përgatitur në Turqi. Lojtarët turq, të cilët të cilët luajnë për ekipin kombëtar të vendeve të tjera do të kenë statusin e lojtarëve të huaj. Në përbërjen e lojtarëve për ndeshjen nga 18 lojtarët 11 do të mund të jenë të huaj dhe të gjithë do të mund të dalin në fushë. Është e detyrueshme që një portier të jetë lojtar vendas", tha Demiroren

Presidenti i FTF-së në fund theksoi se janë marrë hapat revolucionarë në futbollin turk duke shpresuar se këto ndryshime do ta vendosin futbollin turk në një pozitë edhe më të mirë. Kujtojmë se sipas rregullave të tanishme të FTF-së, një klub turk futbolli në mesin e 28 lojtarëve mund të ketë vetëm 10 të huaj, ndërsa në përbërjen e ekipit për ndeshjen nga 18 lojtarë gjashtë prej tyre mund të jenë të huaj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme