Futboll - Napoli nuk është i interesuar për Balotellin e Lavezzin

Presidenti i klubit të Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka thënë se nuk kanë nevojë për sherbimet e Mario Balotellit dhe Ezequiel Lavezzit.

Futboll - Napoli nuk është i interesuar për Balotellin e Lavezzin

De Laurentiis ka mohuar spekulimet e mediave, sipas të cilave, ai ka shfaqur interesim për transferimin e Mario Balotellit dhe Ezequiel Lavezzit.

Numri një i ekipit napolitan ka thënë se skuadra nuk ka nevojë për mesfushorin e PSG-së dhe sulmuesin e Liverpoolit.

"Ndonjëherë agjentët e lojtarëve zbavitin veten e tyre duke përmendur emrat tanë, por ne nuk jemi të interesuar për Lavezzin apo Balotellin", ka deklaruar De Laurentiis për "Il Mattino".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme