Mancini: Podolski, një përforcim i madh për Interin

“Podolski do të jetë përforcim i madh për Interin”, ka thënë trajneri i Interit, Roberto Mancini, pas mbërritjes se kampionit të botës të premten në Milano, ku pritet që të nënshkruajë marrëveshjen e huazimit me Interin.

Mancini: Podolski, një përforcim i madh për Interin

Podolski do të jetë përforcim i madh për Interin. Keshtu eshte shprehur trajneri i Interit, Roberto Mancini, pas mberritjes se kampionit te botes te premten ne Milano, ku pritet qe te nenshkruaje marreveshjen e huazimit me Interin.

Pas qendrimit per nje kohe te gjate ne pankinen e Arsenalit, behet e ditur se transferta e tij eshte ceshtje oresh.

I vajtur tek Arsenali ne 2012 nga ekipi i Kelnit, Podolski do t’i nenshtrohet vizites mjeksore te shtunen dhe pritet qe te aktivizohet per here te pare me fanellen e Interit te marten ne ndeshjen ndaj kampioneve ne fuqi te Juventusit.

I shpallur kampion i botes ne 2014 me Gjermanine, sulmuesi 29-vjecar nuk ka luajtur asnjë ndeshje ne kampionatin e Anglise kete sezon.

“Unë e njoh atë shumë mirë si një lojtar, pasi e kam ndjekur atë edhe në kohën kur ishte tek Bayern Munich. Ai do të jetë një përforcim i madh per ne”, ka deklaruar trajneri Mancini.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme