Manchester United, pushim për Krishtlindje pas 27 vjetësh

Manchester United ka kaluar krizën e rezultateve dhe ka arritur që të ngjitet në vendin e tretë në klasifikim me 32 pikë. Ishte kjo aresyeja që trajneri Louis Van Gaal ka vendosur t’i “shpërbleje” futbollistët dhe stafin teknik.

Manchester United, pushim për Krishtlindje pas 27 vjetësh

Tekniku holandez ka vendosur që t’u japë pushim lojtarëve dhe stafit të Machester United më 25 dhjetor. Kjo është hera e parë pas 27 viteve që ekipi nga "Old Trafford" pushon për Krishtlindje.

"Unë u dhashë lojtarëve pushim që t’i presin Krishtlindjet me familjet e tyre. Ata duhet të vijnë së bashku të nesërmen këtu në qendrën stërvitore AON", ka deklaruar holandezi.

"Besoj se ata janë më të kënaqur që do të jetë në familjet e tyre dhe shpresoj se ata do të japin edhe më shumë në ndeshjet e ardhshme", ka theksuar Van Gaal.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme