Florentino Perez: Ancelotti, Fergusoni i Real Madridit

"Dëshirojmë që Carlo Ancelotti të jetë Alex Fergusoni i Realit të Madridit", kështu është shprehur për gazetën "Marca" kreu i klubit "Los Merengues", Florentino Perez.

Florentino Perez: Ancelotti, Fergusoni i Real Madridit

Viti 2014 ka qenë i paharrueshëm për Florentino Perez si president i Real Madridit. Katër trofetë e fituar dhe kryesimi në La Liga e bëjnë këtë vit më të suksesshëm në historinë e klubit më të suksesshëm në Spanjë.

Këto arritje i "faturohen" kryesisht punës së jashtëzakonshme të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili ka fituar mbështetjen e plotë të numrit një të klubit për të qëndruar gjatë në Santiago Bernabeu, shkruan gazeta "Express".

"Dëshirojmë që Carlo Ancelotti të jetë Alex Fergusoni i Real Madridit." Kështu është shprehur 67-vjecari në qarqet më të larta të klubit kryeqytetas, çka dëshmon per një bashkëpunim shumë më të gjatë se kontrata aktuale, raporton gazeta "Marca".

Fillimi i 2014-s nuk ka qenë aspak i lehtë për Real Madridin, që ishte në ripërtëritje pas epokës Jose Mourinho. Por trajneri italian e drejtoi skuadrën drejt triumfit në Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe së fundmi në Botërorin e Klubeve.

Lidhja mes presidentit Perez dhe trajnerit italian i ka tashmë rrënjët e forta. Nga 14 trofetë e fituar nga Reali në dy epokat e ndryshme me president Florentino Perez, 4 i përkasin vetëm skuadrës së drejtuar nga Ancelotti, i cili mbërriti në Santiago Bernabeu në verë të vitit 2013. Kontrata aktuale përfundon në verën e 2017-s, por gjasat janë që bashkëpunimi të vijojë edhe më gjatë. Të dyja palët janë shprehur pozitivisht për zgjatjen e kontratës, që pritet të zyrtarizohet brenda sezonit aktual.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme