Botërori i Klubeve - Real Madridi kurorëzohet "Mbret i Futbollit"

Spanjollët e Real Madridit mposhtën argjentinasit e San Lorenzos me rezultatin 2-0 falë golave të Sergio Ramos dhe Gareth Bale, duke fituar kështu Botërorin e Klubeve FIFA 2014, në Marok.

Botërori i Klubeve - Real Madridi kurorëzohet "Mbret i Futbollit"

Nëpërmjet këtij suksesi, galaktikët çojnë në 18 numrin e trofeve ndërkombëtare të fituar në histori, duke barazuar kështu skuadrën italiane, Milan dhe atë argjentinase, Boca Juniors.

Ky është titulli i 31-të në karrierën e teknikut Carlo Ancelotti si lojtar dhe trajner.

Sakaq, kjo ishte fitorja e 22-të radhazi në ndeshje zyrtare për Real Madridin, që e bën rekordin të thellohet më shumë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme