Lojtarë të Real Madridit u nënshtrohen kontrolleve për doping

Pas Lionel Messit, edhe Cristiano Ronaldo i nënshtrohet kontrolleve antidoping.

Lojtarë të Real Madridit u nënshtrohen kontrolleve për doping

Në seancën e fundit stërvitore të kampionit të Evropës, portugezi bashkë me nëntë futbollistë të tjerë madrilenë u janë nënshtruar kontrolleve për doping, duke berë teste të urinës dhe gjakut, shkruan gazeta "Express".

Ekipi i Carlo Ancelotti pati një vizitë të papritur nga ana e zyrtarëve të UEFA-s dhe Agjencisë Spanjolle të Antidopingut, e cila kohët e fundit ka qenë nën akuzë se kontrollonte vazhdimisht futbollistin e Barcelonës, Lionel Messi.

Kjo nuk është hera e parë në këtë sezon, që lojtarët e Realit u nënshtrohen testeve antidoping. Kjo kishte ndodhur edhe përpara finales së Superkupës së Evropës me Seviljën, raporton e përditshmja sportive madrilene, "AS".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme