Liga e Kampioneve - Kualifikohet City, Barca i merr kreun PSG-së

Liga e Kampioneve ka mbyllur mbrëmjen e të mërkurës fazën e grupeve, duke përcaktuar kështu 16 skuadrat më të mira në Evropë.

Liga e Kampioneve - Kualifikohet City, Barca i merr kreun PSG-së

Ndër rezultatet krysore të arritura është fitorja e Manchester City përballë Romës në “Olimpico” me rezultatin 2-0, çka i jep kampionëve të Anglisë të drejtën për të vijuar më tej. Skuadra e Rudi Garcias tashmë do të “gëzohet” me Europa Ligën.

Nga krahu tjetër, Barcelona, duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj PSG-së, i ka marrë vendin e parë në Grupin "G" francezëve. Së fundmi, Schalke 04 ka arritur ti marrë vendin e dytë në grup Sporting Lisbonës, që nuk mundi të marrë pikë në Londër përballë Chelsea dhe kështu do të jenë gjermanët, që do të vijojnë më tej.

Rezultatet e mbrëmjes:

Grupi E:
Bayern Mynich-CSKA 3-0
Roma- City 0-2
Klasifikimi:Bayern Mynich 15 pikë, City 8 pikë, Roma 5 pikë dhe Cska 5 pikë

Grupi F:
Ajax-Apoel 4-0
Barcelona-PSG 3-1
Klasifikimi: Barcelona 15 pikë, PSG 13 pikë, Ajax 5 pikë dhe Apoel 1 pikë

Grupi G:
Chelsea-Sporting Lisbon 3-2
Maribor-Schalke 0-1
Klasifikimi: Chelsea 14 pikë, Schalke 8 pikë, Sporting Lisbon 7 pikë dhe Maribor 3 pikë

Grupi H:
Athletic Bilbao- Bate Borisov 1-0
Porto- Shaktar 1-1
Klasifikim: Porto 14 pikë, Shaktar 9 pikë, Athletic Bilbao 7 pikë dhe Bate Borisov 3 pikë

Skuadrat e kualifikuara:

Në Grupin “A”: Atletico Madrid dhe Juventus
Në Grupin “B”: Real Madrid dhe Basel
Në Grupin “C”: Bayern Leverkuesen dhe Monaco
Në Grupin “D”: Dortmund dhe Arsenal
Në Grupin “E”: Bayern Mynich dhe Manchester City
Në Grupin “F”: Barcelona dhe PSG
Në Grupin “G”: Chelsea dhe Schalke
Në Grupin “H”: Porto dhe Shaktari

Vijojnë në Europa Ligë: Olympiakos, Liverpool, Zenit, Anderlecht, Roma, Ajax, Sporting Lisbon, Atletic Bilbao


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme