Duka: Do të kërkojmë drejtësi në KAS-in e Lozanës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, në përgjigje të interesimit të madh të medias në kthim nga Nioni është shprehur se do ta kërkojnë drejtësinë në KAS-in e Lozanës.

Duka: Do të kërkojmë drejtësi në KAS-in e Lozanës

Ka qene tejet i veçante interesimi i medias ne lidhje me komentet per vendimin e Komisionit te Apelit te UEFA-s, per ndeshjen Serbi-Shqiperi.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, është pritur sot pas kthimit nga Nioni nga shume pyetje qe shqetësojnë opinionin. “Jemi sigurisht te zhgenjyer. Prisnim drejtesi, por Komisioni i Apelit la ne fuqi vendimin e pare. Gjithsesi edhe deponimet ne Apel afruan fakte te reja, qe vertetojne se ishte i pamundur vazhdimi i lojes. Do te kerkojme drejtesi ne KAS-in e Lozanes. Pavaresisht ketij vendimi, per rrugen drejt kualifikimit, e rendesishme eshte ndeshja kunder Armenise ne Elbasan”, deklaroi mes te tjerash, Presidenti Duka.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme