Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Platini dyshohet për klientelizëm ndaj Putinit

Lajmi merr shkas nga një raport të Komitetit Britanik të Ofertës për kupën e vitit 2018, të publikuara nga Sunday Times.

Platini dyshohet për klientelizëm ndaj Putinit

Mediat britanike transmetuan një lajm, i cili hedh dyshimin se presidenti rus Vladimir Putin i ka dhuruar Presidentit të UEFA-s, Michele Platini, një pikturë të Picasso-së, si dhuratë për të marrë votën që një nga kampionatet Botërore të Futbollit, i vitit 2018 apo 2022 të zhvillohet në Rusi.

Lajmi merr shkas nga një raport të Komitetit Britanik të Ofertës për kupën e vitit 2018, të publikuara nga Sunday Times.

Në lajmin e gazetës theksohet se informacionet janë mbledhur nga një rrjet i ambasadave britanike dhe një agjenci private inteligjence, e përbërë nga ish –oficerë të MI6, shërbimit sekret britanik. Ato u gjetën më pas në një dosje të publikuar nga parlamenti.

Raporti tregon se si Vladimir Putin, kur ishte kryeministër kishte angazhuar disa oligarkë për të fituar mbështetjen e votuesve të FIFA –s.

Disa nga këto akte, sipas Sunday Times, përfshinin dhurimin e një vepre të Pablo Picasso, kreut të UEFA –s, Michel Platini dhe të një pikture tjetër të çmueshme për anëtarin e FIFA-s, belgun Michel D’Hooghe. Në raport thuhet se D’Hooghe e mori pikturën nga Vyacheslav Koloskov, ish –president i FIFA –s dhe president i Komitetit Rus për garën e Kupës Botërore të vitit 2018.

D’Hooghe, i cili është nën hetim së bashku me 4 persona të tjerë nga FIFA për një çështje korrupsioni të lidhur me vendimin për vendin ku do të zhvillohej kupa e botës, e ka pranuar se ka marrë një pikturë dhuratë. Ai është shprehur i hidhëruar për ngjarjen, por duke shtuar se ai nuk ka votuar pro Rusisë për zhvillimin e Kampionatit Botëror të vitit 2018.

Ndërsa Platini ka mohuar që të ketë marrë dhuratë një pikturë nga Putin.

“Akuzat në Sunday Times, të lidhura me veprimet e mia për përcaktimin e vendit fitues për zhvillimin e Kampionatit Botëror në 2018 apo 2022 janë tërësisht trillime”, – i tha Platini rrjetit CNN, duke shtuar se këtë çështje do ta ndiqte ligjërisht. Edhe zyrtarë rusë i hodhën poshtë të tilla akuza.

Raporti i publikuar në Sunday Times vjen në më pak se një muaj nga publikimi i rezultateve të një hetimi të FIFA –s për afera korruptive në vendimin për vendin ku do të zhvillohen Kampionatet Botërorë të Futbollit të vitit 2018 dhe 2022.

Ky raport nuk gjeti shkelje në vendimet për të shpallur fitues Rusinë për kampionatin e 2018 –ës dhe Katarit për 2022 –shin. Por ai gjeti parregullsi që çuan në humbjen e Anglisë përballë Rusisë dhe të Australisë përballë Katarit.

Për presidentin e UEFA –s, të tilla dyshime vijnë në një kohë kur ai është vënë në qendër të kritikave për deklaratat e tij për incidentin në ndeshjen Serbi – Shqipëri, të komentuar si të pabaza dhe qartësisht pro –serbe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme