UEFA shtyn vendimin për ndeshjet Serbi-Shqipëri

Komisioni i Apelit i UEFA-s ka shqyrtuar sot ankesat e Shqipërisë dhe Serbisë, por nuk do ta marrë edhe vendimin final.

211654
UEFA shtyn vendimin për ndeshjet Serbi-Shqipëri

Vendimi definitiv do të merret pas 2-3 javësh, pasi rregullorja e parasheh që vendimi të merret 15 apo 20 ditë pas seancës dëgjimore.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s kishte vendosur që ndeshjen ta regjistronte 3:0 në tavolinë për Serbinë, të cilës njëkohësisht ia hoqi tri pikë dhe e detyroi t’i zhvillojë dy ndeshje pa shikues.

Të dyja palët, si shqiptarët, ashtu edhe serbët, kanë mbetur të pakënaqur me vendimin dhe janë ankuar. Madje, kanë paralajmëruar se do të ankohen edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, nëse nuk ndryshon vendimi i parë i UEFA-s.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme