Irak-Erbili mirëpret maratonën e 4-të "Të vrapojmë për paqe"

Autoritetet theksuan se në aktivitet kanë marrë pjesë afërsisht 1000 persona ndërsa për shkak të sulmeve të ISIS-it maratona këtë vit nuk pati karakter ndërkombëtar.

Irak-Erbili mirëpret maratonën e 4-të "Të vrapojmë për paqe"

Në Irak zhvillohet Maratona e "4-ët Erbil" nën moton "Të Vrapojmë për Paqe".

Autoritetet kanë regjistruar dhe shpërndarë numrat për qytetarët e mbledhur në orët e para të mëngjesit para parlamentit të Qeverisë Rajonale kurde në Irak.

Pas procesit të regjistrimit në bulevardin e emërtuar si " bulevardi 60 metra" i cili ishte dhe i mbyllur për trafikun në orën 10.00 sipas orës lokale filloi maratona në 3 kategori të ndryshme 4, 10 dhe 42 km.

Në aktivitetin e maratonës i cili mori ngjyra dhe një atmosferë të ndryshme me pjesëmarrjen e kategorive të ndryshme si fëmijë, të rinj, të moshuar, femra, meshkuj gjithashtu u morën masa sigurie ndaj një sulmi të mundshëm terrorist.

Në maratonë vendin e parë për meshkuj e zuri Binar Muhammet, ndërsa për femra Amal Hizir.

Anëtar komisioni në organizimin e Maratonës Sertip Kadir, në një deklaratë theksoi se në aktivitet kanë marrë pjesë afërsisht 1000 persona ndërsa vijoi duke thënë se "Maratona këtë vit për shkak të sulmeve terroriste të ISIS-it nuk u përfaqësua në nivel ndërkombëtar dhe në krahasim me vitin e kaluar pjesëmarrja ka qenë më e ulët".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme