Ribery largohet nga ekipi përfaqësues i Francës

Franck Ribéry ka rikonfirmuar përfundimisht largimin nga ekipi përfaqësues i Francës.

Ribery largohet nga ekipi përfaqësues i Francës

Franck Ribéry ka rikonfirmuar përfundimisht largimin nga ekipi përfaqësues i Francës, duke fashitur shpresat për rikthimin e tij pas deklaratave të agjentit të tij, Jean-Pierre Bernès dhe seleksionerit Didier Deschamps.

Ai deklaroi në një intervistë për revistën gjermane Kicker, se “ka ardhur fundi im me ekipin përfaqësues të Francës”.

Lojtari i Bayern Munich theksoi se nuk ka “asnjë” nostalgji për Euro-2016 që do të organizohet në Francë: “do të preokupohem më shumë për vehtën, si dhe për familjen time”, u shpreh ai.

31-vjeçari Ribéry tha se “statusi i tij tek Bayern nuk ka ndryshuar” edhe me nisjen e sezonit të tetë me ekipin bavarez.

“Unë vazhdoj të jem një lojtar i rëndësishëm, duke synuar që të fitoj trofe”, këmbënguli N.7 bavarez.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme