Zbulohet maskoti i "Francë 2016"

Organizuesit e Euro 2016, UEFA dhe Federata franceze e futbollit shfaqën mbrëmë për herë të parë maskotën zyrtare të kampionatit Europian të Futbollit që do të zhvillohet pas dy vitesh në Francë.

Zbulohet maskoti i "Francë 2016"

Në foton e publikuar vihet re një djalosh i buzëqeshur, me quka, i veshur me pelerinë të kuqe me stemën e UEFA-s dhe fanellën franceze me numër 16 (viti kur do të zhvillohet Evropiani). Djaloshi me tuta të bardha duket i lumtur teksa kërkon të shkelmojë topin. Sfera është e pikturuar me stemën e EURO 2016 dhe ngjyrat e flamurit francez.

Kjo maskot të krijon idenë e një heroi i cili nën pelerinën e UEFA-s dhe ngjyrave franceze kërkon të josh sportdashësit, duke i hedhur edhe sfidën e pjesëmarrjes në këtë organizim madhështor. Kjo është maskota e dytë franceze pas Peno, gjelit i cili përfaqësoi kampionatin e 1984-ës.

Maskota e re do jetë pa emër deri në 30 nëntor, pavarësisht debutimit të parë në ndeshjen e djeshme miqësore, Francë- Suedi në “Stade Velodrome” në Marsejë e përfunduar me rezultatin 1-0 për vendasit falë golit të Varanes. Emri do të vendoset në sajë të një konkursi publik që do qëndrojë i hapur deri më 26 nëntor dhe do të shpallet në fund të muajit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme