Presidenti i Genclerbirliği nuk lejon lojtarët të mbajnë mjekër

Presidenti i klubit të Ankarasë, Ilhan Xhavxhav në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se lojtarët që dalin me mjekër në fushën do të gjobiten.

Presidenti i Genclerbirliği nuk lejon lojtarët të mbajnë mjekër

Presidenti me origjinë shqiptare i klubit të futbollit turk Genclerbirliği, Ilhan Xhavxhav Ilhan Cavcav ka ndalur mbajtjen e mjekrës nga futbollistët e këtij klubi.

Xhavxhav në një intervistë për agjencinë e lajmeve AA ka deklaruar se lojtarët, të cilët nuk respektojnë këtë rregull do të gjobiten. Ai tha se për ndalimin e mbajtjes së mjekrës kishte biseduar edh me përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Turqisë, të cilët e kishin njohur atë me rregulloren e FIFA-s, e cila nuk i ndalon lojtarët të mbajnë mjekra.

"Në rregulloren e klubit tonë, një rregull thotë që futbollisti duhet të jenë shembull për të gjithë. Unë jam 80 vjeç, por çdo ditë rruhem. Futbollisti duhet të jetë shembull për të gjithë. Shohim disa lojtarë të cilët mbajnë mjekër , si portieri i Fenerbahçesë apo lojtarë të tjerë. Gjithashtu, trajneri i Besiktashit, Slaven Biliç. Nëse do të isha president i klubit nuk do ti kisha mbajtur as edhe një minutë. Këta janë njerëz të cilët duhet të jenë shembull për të rinjtë", u shpreh Xhavxhav.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme