Vendimi i Apelit në UEFA për sfidën Serbi-Shqipëri, më 2 dhjetor

Data 2 dhjetor do të jetë një ditë tjetër vendimi për UEFA-n, lidhur me takimin e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, të luajtur në Beograd më 14 tetor 2014.

Vendimi i Apelit në UEFA për sfidën Serbi-Shqipëri, më 2 dhjetor

Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) bëjnë të ditur se UEFA ka dërguar një letër zyrtare, ku sqaron se më 2 dhjetor jepet vendimi i Apelit të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Të premten e kaluar, UEFA dërgoi në FSHF vendimin e argumentuar të Komisionit të Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri, të zhvilluar më 14 tetor në stadiumin “Partizani” të Beogradit e të ndërprerë në minutën e 41-të të ndeshjes.

Është mësuar se refuzimi i lojtarëve shqiptarë për të vazhduar ndeshjen pas dhunës së ushtruar nga tifozët serbë, të cilët u futën në fushë, është cilësuar si shkaku i humbjes në tavolinë. Përsa i përket gjobës 100 mijë euroshe, mësohet se është vendosur për shkak të dronit me banerin, që trazoi situatën në stadiumin e Beogradit.

Avokati Envi Hicka, si përfaqësues i studios ligjore “Hajdari-Haxhiaj”, u shpreh javën e kaluar se shpresonte shumë që në Apel argumentet të dëgjoheshin dhe vendimi të ndryshojë në favorin e Shqipërisë. E gjithë përgjegjësia për organizimin e ndeshjes i takon vendasve dhe ne kemi faktuar një seri shkeljesh, që e bënin të pamundur vazhdimin e saj”, deklaroi ndër të tjera ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme