Messi synon rekordin e golave të shënuar në La Liga

Lionel Messi (250 gola) synon të thyeje rekordin e sulmuesit legjendar të Bilbaos, Zarra, i cili është shënuesi më i mirë në La Liga që prej 60 vjetësh (251 gola).

184897
Messi synon rekordin e golave të shënuar në La Liga

Lionel Messi, i shpallur të mërkurën si shënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve bashkë me Raulin, do të synojë të shtunën një “Grand Chelem” nëse thyen edhe rekordin e golave të shënuar në kampionatin e Spanjës, në javën e 11-të të La Liga.

– Kurora e dytë për Messi? –

Pas Raul Gonzalez, Messi “sulmon” tashmë Telmo Zarra. Në hapësirën e tri ditëve, katër herë fituesi i Topit të Artë, argjentinasi synon një rekord të dytë, atë të golave të shënuar në La Liga.

Në Ligën e Kampioneve, Messi të mërkurën në mbrëmje hyri në histori, duke shënuar 2 gola në fitorën e Barcelonës ndaj Ajax Amsterdam (2-0). Me to ai barazoi rekordin e shënuesit më të mirë, atë që mbahej nga Raul (71 gola), ndërkohë që Cristiano Ronaldo është në kuoten e 70 golave.

“Messi është lojtari më i mirë, që kam parë ndonjëherë në jetën time”, është shprehur trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.

Ne kampionatin e Spanjës, Lionel Messi (250 gola) synon të thyejë rekordin e sulmuesit mitik të Athletic Bilbao, Telmo Zarraonandia, i quajtur “Zarra”, që është shënuesi më i mirë në La Liga që prej 60 vjetësh (251 gola).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme