Fernando Alonso mund të largohet nga garat e Formula 1

Është e sigurtë që ai nuk do të drejtojë më një Ferrari gjatë sezonit të ardhshëm, por sërish piloti spanjoll Fernando Alonso mbetet i përkushtuar në 3 garat e fundit të këtij kampionati.

Fernando Alonso mund të largohet nga garat e Formula 1

Alonso hedh pak dritë mbi të ardhmen, që jo domosdo mund të jetë Formula 1.

Nga Austini, aty ku pilotët janë mbledhur për garën për Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara, Alonso thotë: “Nuk ka asnjë të re me Ferrarin. Jam i përqendruar tek ajo çfarë mund të japim në pistë në këto 3 gara. Sa i përket të ardhmes time, më duhet të marr një vendim, që do të jetë më i miri për mua dhe për skuadrën, që dua. Unë personalisht pak a shumë e di se ku do të garoj vitin tjetër dhe jo domosdoshmërisht në Formula 1. Kam një projekt mjaft ambicioz dhe deri më tani gjithçka po shkon sipas planeve të mia.”

Ndërkohë, piloti tjetër i Ferrarit, finlandezi Kimi Raikonen, i bindur që do të jetë sezonin e ardhshëm tek "Kokëkuqja" shprehet optimist për rikthimin e skuadrës italiane në formën e saj më të mirë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme