Tenis - Serena kryeson renditjen, Halep ngjitet në vendin e 3-të

Simona Halep është ngjitur në vendin e 3-të të klasifikimit botëror pavarësisht humbjes së saj në finalen "Masters" përballë amerikanes Serena Williams, që vazhdon të kryesojë.

Tenis - Serena kryeson renditjen, Halep ngjitet në vendin e 3-të

Tenistja rumune Simona Halep ka shkuar ne vendin e 3-te te klasifikimit boteror pavaresisht humbjes se saj ne finalen e Masters perballe amerikanes Serena Williams, qe vazhdon te dominoje si gjithnje hierarkine boterore, sipas klasifikimit WTA te publikuar te henen.

Cekja Petra Kvitova, e eliminuar ne fazen e grupeve nga Masters ne Singapor pas dy humbjesh perballe Williams e Halep, ia ka lene vendin e saj rumunes, duke shkuar ne pozicionin e 4-t ne klasifikim. Nderkohe, rusja Maria Sharapova vazhdon te jete ne vendin e 2-te pavaresisht eliminimit ne grupe ne Singapor pas dy fitoreve dhe nje humbjeje.

Klasifikimi WTA i 27 tetorit eshte:

1. Serena Williams (SHBA) 8.485 pike

2. Maria Sharapova (RUS) 7.050

3. Simona Halep (RUM) 6.292 (+1)

4. Petra Kvitova (CEK) 5.966 (-1)

5. Ana Ivanovic (SER) 4.820 (+2)

6. Agnieszka Radwanska (POL) 4.810

7. Eugénie Bouchard (KAN) 4.715 (-2)

8. Caroline Wozniacki (DAN) 3.970

9. Li Na (KIN) 3.480

10. Angelique Kerber (GJER) 3.480


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme