FIFA - Podiumi nuk ndryshon, Spanja zbret në vendin e 10-të

Podiumi i klasifikimit të FIFA-s, publikuar të enjten, është i pandryshuar dhe dominohet nga trioja Gjermani-Argjentinë-Kolumbi, ndërkaq Spanja ka humbur dy pozicione, duke shkuar në vendin e 10-të.

FIFA - Podiumi nuk ndryshon, Spanja zbret në vendin e 10-të

Belgët kanë ecur mirë në muajin tetor, duke u pozicionuar në vendin e 4-t të klasifikimit, pozicioni më i mirë në histori, ndërkohë që Holanda është në vendin e 5-të pas humbjes 2-0 përballë Islandës për eliminatoret e Euro 2016-s.

Franca (7) fiton dy pozicione falë suksesit në miqësoren ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldo (2-1 në Stade de France) dhe me Armeninë (3-0).

Klasifikimi i ardhshëm i FIFA-s do të publikohet më 27 nëntor.

Klasifikimi i FIFA-s i muajit tetor është:

1. Gjermania

2. Argjentina

3. Kolumbia

4. Belgjika (+1)

5. Holanda (-1)

6. Brazili

7. Franca (+2)

8. Uruguaji (-1)

9. Portugalia (+2)

10. Spanja (-2)


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme