Serbi-Shqipëri, mbi 120 mijë nënshkrime drejt UEFA-s

Në një peticion online janë mbledhur mbi 120 mijë nënshkrime deri më tani, për t’i kërkuar UEFA-s dënimin e Serbisë për dhunë dhe racizëm në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

160150
Serbi-Shqipëri, mbi 120 mijë nënshkrime drejt UEFA-s

Sipas "KosovaPress", në këtë aplikacion shfaqet shqetësimi për ato që ndodhën në fushë.

"UEFA, dëno Serbinë për racizëm dhe dhunë, jo për 'shqetësim të fushës'! Përmes këtij peticioni, ne firmëtarët, kërkojmë nga UEFA që të dënojë Serbinë për shfaqje të propagandës raciste dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes kundër shqiptarëve më 14 tetor 2014, në Beograd, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. 'Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë', siç u këndua nga tifozët e Serbisë gjatë ndeshjes, përbën shkelje të nenit 14 të rregullave disiplinore të UEFA-s dhe si të tilla, duhet të ndëshkohen”, thuhet në tekstin, që po nënshkruhet në drejtim të UEFA-s jo vetëm nga shqiptarët anembanë botës, por edhe nga qytetarë të ndërgjegjshëm të vendeve të tjera.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme