UEFA ndërpret përfundimisht ndeshjen Serbi-Shqipëri

Autoriteti më i lartë Evropian i Futbollit ka vendosur të ndërpresë takimin mes Serbisë dhe Shqipërisë që po zhvillohej në Beograd.

157421
UEFA ndërpret përfundimisht ndeshjen Serbi-Shqipëri

Autoriteti më i lartë Evropian i Futbollit ka vendosur të ndërpresë takimin mes Serbisë dhe Shqipërisë që po zhvillohej në Beograd.

Takimi i vlefshëm për eliminatoret e Evropianit “Francë 2016” nisi mjaft mirë me raste nga të dyja krahët, por në minutën e 40’, tifozët Serb filluan të hidhni fishekzjarrë në fushë, si dhe objekte të tjera, që mund të sillnin dëmtimin e lojtarëve shqiptarë.

Skandal në ndeshjen Serbi-Shqipëri!

Në minuten e 42 te ndeshjes, tifozët serbë kanë hyrë në fushë duke detyruar arbitrin e takimit të ndërpresë ndeshjen dhe të thërrasë të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Situata u tensionua jashtë mase kur një banderolë ku ishte stampuar imail qemali, Isa Boletini dhe një harte e trojeve etnike shqiptare mbi sfondin kuqezi, “fluturoi”mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit. Menjëherë tifozët serbë u irrituan duke hedhur shashka në fushe dhe duke detyruar arbitrin të ndërpresë takimin në pritje të qetësimit të situatës.

Por, kur Mitroviç e kapi flamurin për ta hequr nga fusha, ndërhyri Xhaka dhe Lila, e aty nisi një sherr masiv në të cilin u perfshinë të gjithë lojtarët në fushe dhe ata të stolit.

Tentativat e futbollistëve të Serbisë për të dhunuar flamurin shqiptar dhe hyrja e tifozëve në fushë për të sulmuar lojtarët kuqezi pati një pasojë tjetër.

Xhaka dhe Lila mbrojtën flamurin shqiptar, ndërkohë që Cana, Balaj, Agolli, Hysaj dhe Lila janë vetëmbrojtur nga sulmet e tifozëve serbë të cilët kaluan gardhin, u futen në fushë dhe tentuan të merrnin nga duart e lojtareve flamurin shqiptar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme