Bayern Munchen sezonin e kaluar e mbylli me mbi 500 milionë euro

Klubi gjerman i futbollit Bayern Munich gjatë sezonit të fundit 2013-2014 ka publikuar një fitim rekord prej 528 milionë euro.

Bayern Munchen sezonin e kaluar e mbylli me mbi 500 milionë euro

Klubi gjerman i futbollit Bayern Munich gjatë sezonit të fundit 2013-2014 ka publikuar një fitim rekord prej 528 milionë euro.

Sipas revistës Fokus, "bavarezët" në sezonin e kaluar kanë arritur të ardhura rekord prej 528 milionë €, ku për herë të parë në historinë e klubit fitimet arritën në mbi 500 milionë.

Kampionët gjermanë në krahasim me sezonin e kaluar kanë rritur të ardhurat me 95.2 milion euro, ose 22 për qind më shumë.

Kujtojmë se klubi nga Munihu me nënshkrimin e kontratave me kompaninë Allianz, ka reduktuar borxhet në 110 milionë euro. Borxhet e klubit kishin të bëjnë me rikonstruktimin e stadiumit, të cilat ishin parashikuar të paguheshin gjatë 25 viteve të ardhshme, kështu që kjo mund të paguhet gjatë 10 viteve të ardhshme.

Të ardhurat e Bayern Munich-ut gjithashtu janë rritur edhe me shitjen e pajisjeve të klubit. Ky klub gjatë sezonit të kaluar shiti 1.2 milionë fanela sportive, që në përgjithësi paraqet shitje më të madhe nga 17 klube të Bundesligës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme