Shqipëri-Danimarkë – Biletat shiten të mërkurën

Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë do të fillojë të mërkurën, 8 tetor në mëngjes.

Shqipëri-Danimarkë – Biletat shiten të mërkurën

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të hënën të gjithë tifozët shqiptarë të interesuar për të pajisur me bileta për të ndjekur ndeshjen Shqipëri- Danimarke për eliminatoret e Kampionatit Evropian Francë 2016, se shitja e tyre në treg do të nisë në mëngjesin e ditës së mërkurë, më 8 tetor.

Ata do të kenë mundësi t’i blejnë ato në pikën e shitjes në Tiranë (pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”) dhe në Elbasan, pranë teatrit “Skampa” të këtij qyteti.

Renditja ne grupin I te eleminatoreve te Euro 2016 kryesohet nga Danimarka dhe Shqiperia, qe kane nga 3 pike, ndersa Armenia, Portugalia dhe Serbia jane ne kuoten e 0 pikeve.

Shqiperia ka fituar ndeshjen e pare te luajtur ne Portugali me 7 shtator me rezultatin 1-0.

Kalendari i ndeshjeve te ekipit shqiptar është:

7 shtator 2014:
Portugali – Shqipëri 0-1

11 tetor 2014:
Shqipëri – Danimarke

14 tetor 2014:
Serbi – Shqipëri

29 mars 2015:
Shqipëri – Armeni

4 shtator 2015:
Danimarke – Shqipëri

7 shtator 2015:
Shqipëri – Portugali

8 tetor 2015:
Shqipëri – Serbi

11 tetor 2015:
Armeni – Shqipëri


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme