Zvicra i trembet largimit të Shaqirit dhe Xhakës drejt Kosovës

Futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, që luajnë me skuadrën kombëtare të Zvicrës, mund të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës.

Zvicra i trembet largimit të Shaqirit dhe Xhakës drejt Kosovës

Mediat zvicerane po frikësohen se mund të mbeten pa dy yjet e tyre: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Gazeta zvicerane, “Blick”, shpreh frikën se dy prej lojtarëve kryesorë të tyre mund të ndjekin rrugën e Albert Bunjakut, i cili hoqi dorë nga Zvicra për t’iu bashkuar Kosovës.

“Frika më e madhe e tifozëve zviceranë është nëse një ditë do të largohen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Ka mundësi që ata të shkojnë të luajnë për Kosovën, edhe pse perspektiva është më e madhe tek Zvicra. Federata e Kosovës po bën përpjekje që përfaqësuesja e këtij vendi të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin 2018”, shkruan “Blick”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme