La Liga - Celta Vigo hap javën e 6-të të kampionatit spanjoll

Ende e pamposhtur këtë sezon në La Liga, Celta Vigo synon të konfirmojë paraqitjen e saj të kënaqshme të premten në Elche.

139177
La Liga - Celta Vigo hap javën e 6-të të kampionatit spanjoll

Në ndeshjen e hapjes së javës së 6-të të kampionatit të futbollit në Spanjë, Celta Vigo do të përballet me Elchen, nderkohë që FC Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi do të ballafaqohen të shtunën me tri ekipe, që janë në pozita të mira në klasifikim.

Të shtunën, të mëdhenjtë e Spanjës kërkojnë konfirmimin e formës së tyre, duke e patur mendjen në ndeshjet respektive të javës së ardhshme në Ligën e Kampioneve.

Programi i javës së 6-të në La Liga është:

E premte:

(21.00) Elche – Celta Vigo

E shtunë:

(16.00) Villarreal – Real Madrid

(18.00) FC Barcelona – Granada

(20.00) Atletico Madrid – Sevilla

(22.00) Athletic Bilbao – Eibar

Levante – Rayo Vallecano

E diel:

(12.00) Getafe – Malaga

(17.00) Deportivo La Coruna – Almeria

(19.00) Real Sociedad – Valencia

(21.00) Cordoba – Espanyol


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme