Ribery do të mungojë edhe në ndeshjen e të martës

Trajneri Pep Guardiola bëri të ditur të hënën se Bayern Munich do të luajë pa Franck Ribéry të martën ndaj Paderborn.

Ribery do të mungojë edhe në ndeshjen e të martës

Trajneri Pep Guardiola bëri të ditur të hënën se Bayern Munich do të luajë pa Franck Ribéry të martën ndaj Paderborn, duke e lënë të hapur mundësinë për një kthim të mundshëm për Arjen Robben për ndeshjen e javës së 5-të në Bundesliga.

“Unë mendoj se Franck nuk është i gatshëm për nesër (e marte)”, tha Guardiola në një konferencë shtypi për mesfushorin ofensiv francez.

Ribéry, 31 vjeç, nuk ka luajtur veçse 23 minuta (një gol) ndaj Stuttgart, për arsye dëmtimesh, që e kanë shoqëruar që në fillim të sezonit. Ai mungoi edhe në ndeshjen e C1 ndaj Manchester City (1-0) si dhe në ndeshjen e së shtunës në Hambourg (0-0).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme