Liga e Kampioneve - Fituesi do të marrë 37,4 milionë euro

Fituesi i Ligës së Kampioneve do të marrë të paktën 37,4 milionë euro nga UEFA, u bë e ditur të hënën nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Liga e Kampioneve - Fituesi do të marrë 37,4 milionë euro

Sipas UEFA-s, secili prej 32 klubeve të angazhuara në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve do të marrë “të paktën 8,6 milionë euro”.

Ekipi, që do të fitojë më 6 qershor në Berlin, do të marrë 37,4 milionë euro.

Në total, më se 900 milionë euro do të shkojnë për pjesëmarrësit në këtë kompeticion.

Dy skuadrat finaliste të sezonit të kaluar, Real Madrid dhe Atletiko Madrid, morën nga 20 milionë euro secila.

“Klubet, që kualifikohen për të 8-at e finaleve, do të marrin nga 3,5 milionë euro; ata në çerekfinale 3,9 milionë euro secili dhe ata të gjysmëfinaleve 4,9 milionë euro. Fituesi do të marrë 10,5 milionë euro dhe finalisti 6,5 milionë euro”, bëri të ditur UEFA.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme