Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kampionati Botëror i Mundjes - Taha Akgul fiton të artën

Sportistët turq i vënë vulën ditës së parë të Kampionatit Botëror të Mundjes, që organizohet në Uzbekistan.

Kampionati Botëror i Mundjes - Taha Akgul fiton të artën

Në evenimentin më të rëndësishëm të mundjes në botë, që organizohet në sallën e sporteve “Gymnastics Palace” në kryeqytetin Tashkent të Uzbekistanit, turku Taha Akgul fitoi medalje të artë në stilin e lirë, pesha 125 kg.

Mundësi i kombëtares turke gjunjëzoi në finale iranianin Komil Gasemi me rezultatin 4-3.

Një tjetër mundës turk, që garoi në finale ishte gjithashtu Jakup Gungori, i cili fitoi medalje të argjendtë pasi u mund me epërsi teknike 10-0 nga kundërshtari rus, Ketik Cabolov.

Kurse Selim Jashari, mundës turk i stilit të lirë në peshën 86 kg., fitoi medalje të bronztë duke hedhur në tapet rivalin nga Kazakistani, Asllan Kakixe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme