Formula 1 - Hemilton fiton Çmimim e Madh të Italisë

Piloti britanik i Mercedezit, Ljuis Hemilton triumfon për të dytin vit radhazi në Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1.

Formula 1 - Hemilton fiton Çmimim e Madh të Italisë

Britaniku i Mercedezit arriti të regjistrojë fitoren e 6-të sezonale falë dhe dy gabimeve të Niko Rozberg, i cili nuk arriti të shfrytëzojë nisjen e gabuar të Hemiltonit.

Momenti kritik i kësaj gare për pilotin e Mercedezit ishte ai kur shoku i skuadrës gaboi në kthesën e parë duke i dhuruar kryesimin e garës. Ndërsa piloti tjetër i Mercedezit, Niko Rosberg, edhe pse doli dy herë nga pista, arriti të zërë vendin e dytë.

Çmimi i Madh i Italisë ka rikthyer edhe brazilianin Masa në podium, i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë duke zënë vendin e 3-të.

Ka rezultuar një katastrofë për Ferrarin gara në Monca. Fernando Alonzo u tërhoq nga gara për shkak të një problemi, ndërsa ferraristi tjetër, Kimi Raikonen e mbylli në vendin e 9-të falë penalizimit të Magnusenit.

Pas kësaj gare, Hemiltoni ka shkuar 216 pikë, ndërsa Niko Rosberg vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme të pilotëve me 238 pikë. Kurse renditja për konstruktorë udhëhiqet me një diferencë prej 182 pikësh nga Mercedezi, që deri tani ka arritur të grumbullojë plot 454 pikë. Në vendin e dytë është Red Bulli me 272 pikë.

Gara e radhës në Formula 1 është Çmimi i Madh i Singaporit, më datë 21 shtator.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme