Antonio Conte, trajneri i ri i ekipit përfaqësues të Italisë

Antonio Conte, ish-trajner i Juventusit, është caktuar në postin e trajnerit të ekipit përfaqësues të Italisë, duke zëvendësuar kështu Cesare Prandellin, bëri të ditur Federata Italiane e Futbollit.

Antonio Conte, trajneri i ri i ekipit përfaqësues të Italisë

Conte, 45 vjeç, ishte favorit për të zëvendësuar Cesare Prandellin pas eleminimit në turin e parë të Botërorit 2014 të ekipit italian. Sipas presidentit të ri të federates, Carlo Tavecchio, Conte, i cili do të ketë një pagesë prej 2 milionë euro në vit, do të prezantohet para shtypit të martën në Romë.

I angazhuar për 2 vjet, deri në 31 korrik 2016, trajneri i ri ka për mision “të ringrejë ekipin përfaqësues, duke angazhuar lojtarë të rinj”, bëri të ditur federata italiane.

Conte, i cili shkoi te Juve në 2011-n, u largua nga drejtimi me një bilanc të artë në planin kombëtar: 3 tituj të kampionit të Italisë në 3 vjet (2012, 2013, 2014) dhe dy Superkupa të Italisë (2012, 2013).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme