Gjykata Arbitrare e Sportit do të japë vendimin për Suarezin

Suarez ka nënshkruar për 5 vjet me Barça, pas një sezoni të fundit të suksesshëm tek Liverpuli.

Gjykata Arbitrare e Sportit do të japë vendimin për Suarezin

Gjykata Arbitrare e Sportit bëri të ditur të mërkurën se do të japë të enjten vendimin për çështjen e Luiz Suarez, i pezulluar me 9 ndeshje dhe nga të gjitha aktivitetet futbollistike për 4 muaj, pas ndëshkimit të tij gjatë Botërorit brazilian.

“TAS do të japë vendimin për çështjen Luis Suarez, lojtari uruguaian i FC Barcelona, të enjten, me 14 gusht në orën 15.00″, bëri të ditur gjykata.

Sulmuesi 27-vjeçar qëndroi prej 5 orësh me 8 gusht para tre gjyqtareve të TAS , dy zviceranë dhe një italian, për të kërkuar reduktimin e pezullimit të tij.

Suarez ka nënshkruar për 5 vjet me Barça, pas një sezoni të fundit të suksesshëm tek Liverpuli, me 31 gola në 33 ndeshje dhe titullit si shënuesi më i mirë i Premier League.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme