Mesfushori Xavi Hernandez i jep fund karrierës ndërkombëtare

Mesfushori i FC Barcelona, Xavi Hernandez, 34 vjeç, bëri të ditur të martën se do të largohet nga përfaqësuesja spanjolle, ku ai ishte “shef orkestre” gjate triumfit trefish: Euro-2008, Botërori -2010 dhe Euro-2012.

Mesfushori Xavi Hernandez i jep fund karrierës ndërkombëtare

“Kam marr vendimin qe te largohem nga përfaqësuesja. Mendoj se kjo periudhe ka përfunduar”, deklaroi Xavi gjate një konference shtypi.

“Ka qene nje periudhe e jashtëzakonshme, fantastike per mua. Kemi arritur mjaft suksese ne gjashte apo tete vitet e fundt. Dhe qe nga sot une jam nje tifoz me shumë i përfaqësueses spanjolle”, theksoi ai.

Xavi ishte titullar ne ndeshjen e humbur nga perfaqeuesja perballe Holandes (5-1) ne ndeshjen e pare te Boterorit-2014 ne Brazil. Ishte nje humbje ne ndeshjen e tij te 133 me përfaqësuesen e Spanjës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme